Granit Xhaka e ka arritur një rekord të UEFA-s pasi Bayer Leverkusen arriti në finalen e Ligës së Evropës pas barazimit 2-2 kundër Romës të enjten mbrëma.
Leverkuseni me këtë barazim ka 49 ndeshje pa humbje, duke thyer rekordin e Benficas, që e kishte 48.
Xhaka ishte vendimtar në arritjen e rekordit, pasi bëri një pasim mjeshtëror për Josip Stanishiqin, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 97′.
Sipas OptaJoe, mesfushori krijoi 10 raste nga loja e hapur – duke barazuar rekordin për raste të krijuara brenda një ndeshjeje të Europa League.
Lojtari tjetër që krijoi 10 raste ishte ish-ylli i Manchester United, Juan Mata, i cili e bëri këtë për Valencia kundër Club Brugge në vitin 2010.
Xhaka është gjithashtu lojtari që ka krijuar më së shumti raste këtë sezon brenda një takimi në Ligën e Evropës.