Për ndeshjen kundër Serbisë ka pasur masa të posaçme për sigurinë e Granit Xhakës, pasi vendasit i druheshin ndonjë veprimi të tifozëve vendas.
Sapo ndeshja përfundoi, Xhaka kishte sicurity që e ndiqte këmba-këmbës. Njëri prej tyre e mori që në fushën e lojës duke e shoqëruar dhe në dhomat e zhveshjes.
Pamjet janë bërë virale në mediat serbe, të cilët janë krenuar për mënyrën e veçantë si janë kujdesur këtë herë për sigurinë e Xhakës.