Prej 210 vezirëve të mëdhenj që shërbyen nën sundimin e 36 sulltanëve të perandorisë osmane, sipas historianëve turq, epitetin e më të madhit vezir në historinë e perandorisë e meriton Bajica Nenadiq Sokolloviq, i njohur te ne si Gazi Mehmet Pasha ose Mehmet Pasha Sokolloviq.
Falë sistemit perandorak osman, Mehmet Pasha mbajti disa poste të ndryshme: ishte komandant i gardës perandorake (1543–1546), kapedan pashë (1546–1551), beglerbeg i Rumelisë (1551–1555), vezir i tretë (1555–1561), vezir i dytë (1561–1565), dhe si vezir i madh i perandorisë (1565–1579) shërbeu nën tre sulltanë: Sulejmanin e Madhërishëm, Selimin II dhe Muratin III.
Mehmet Pasha konsiderohet si themelues i patrikanës serbe, për shkak se nga Patrikana e Pejës, në vitin 1557, i dëboi me dhunë e masakra të tmerrshme iliroarbnorët e asaj kohe. Si figurë historike, Mehmet Pasha i bashkon si askush tjetër vllehët, çerkezët, turqit, muslimanët dhe serbët e Bosnjë Hercegovinës, Sanxhakut, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Në foto: disa nga objektet e ndërtuara nga Mehmet Pasha Sokolloviq, si p.sh.: xhamitë në Stamboll e Prizren, kisha mbi varrin e nënës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, ura, hamame e shumë objekte tjera. Për nderë të Mehmet Pashë Sokolloviqit, Republika Srpska, në Andriqgrad, ka ndërtuar një kompleks të madh dedikuar këtij veziri të madh të Perandorisë Osmane.