Xherdan Shaqiri po planifikon një vilë në Rheinfelden AG që do të kushtojë gati tre milionë franga, përcjell albinfo.ch.
“Por projekti është në rrezik serioz, sepse është hequr leja e ndërtimit. Çështja tani është në Gjykatën Federale”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Jo vetëm Roger Federer (42) po përballet me një mosmarrëveshje ligjore me mega-pasurinë e tij, por edhe Xherdan Shaqiri (32) ka shumë probleme ndërtimi.
Qyteti i Rheinfelden AG i dha atij lejen e ndërtimit në gusht të vitit 2022.
Pas publikimit të aplikimit për ndërtim në pranverë 2021, pati katër kundërshtime.
Ndër të tjera, u kritikuan hijet, emetimet e dritës dhe sipërfaqja e gjelbër që është shumë e vogël.
Këto kundërshtime fillimisht u zbutën përmes korrigjimit të projektit, për këtë arsye u miratua kërkesa për ndërtim.
Megjithatë, leja nuk ishte ende ligjërisht e detyrueshme; ankuesit kishin 30 ditë për të paraqitur ankesë.
Kanë kaluar rreth një vit e gjysmë që nga atëherë dhe asgjë nuk ka ndodhur”, shkruan më tej.