Zbulimet e reja që mund ta ndryshojnë historinë

Arkeologu Muçaj: Periudha e bronzit, shumë e pasur në Shqipëri

Ka ende shumë për t’u zbuluar nga kërkimet arkeologjike, ndërsa shumë të tjera po identifikohen dita ditës, në vende që kanë qenë jashtë hartës arkeologjike, dhe qendra ku potenciali ka ekzistuar, por kanë munguar gërmimet.

Nga 2014-ta deri më sot arkeologu i antikitetit të vonë dhe mesjetës, Skënder Muçaj, ka zhvilluar kërkime në gjithë Shqipërinë duke identifikuar fortifikime të reja në Mihajas, Tiranë, Bodin të Elbasanit, Lunik të Librazhdit e shumë të tjera.

“Nuk ka fshat, kodër, mal pa arkeologji. Jam ngjitur në male 2000 metra dhe atje kam gjetur arkeologji ka zbritur në bregdet dhe kam gjetur arkeologji”.

Për Muçajn kjo plotëson historinë që nga periudha e paleolitit që është pak e njohur dhe për mënyrën e jetesës në etapat e mëvonshme.

“Kjo ndryshon historinë për shkak se ne jo vetëm që prodhonim vegla stralli paleolit këtu, por edhe eksportonim. Kemi eksportuar në vende të tjera ku nuk kishin strall ata. Pastaj periudha e bronzit është shumë e pasur në territorin e Shqipërisë. Unë thashë një numër të vogël kështjellash, por ka patur pafund”.

Me zbulimin e këtyre fortifikimeve të reja, Muçaj thotë se tani kërkimet duhet të thellohet për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjes pse u ndërpre qytetërimi antik duke kaluar në mesjetë në territorin tonë./klan