Një hartë e re e vitit 1455 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Harta e cila i është kushtuar Papës Nikolla V, tregon se territori i Ballkanit ndeshen me toponimin Scandrebeco.
Kjo tregon se territori ka marrë emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Harta e cila do të qëndrojë e ekspozuar për dy javë në kryeministri, në COD është e një rëndësie të veçantë sepse zbulon se Skënderbeu ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij.
Artan Shkreli, arkitekt dhe studiues i hartografisë së Mesjetës ka treguar për TCH:
Zbulimi o kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco.
Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe. Harta është bërë në 1455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike.
Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V. Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij.
I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij.”
Pas ekspozimit ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale.