Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës! Gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e të katërtit

Gërmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaikë dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.

Arkeologu Luan Përzhita tha në interviste për Report tv dhe Shqiptarja.com se shtrësëzimet e strukturave murale deri më tani kanë zbuluar jo vetëm 3 mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskësh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.

Përpos tyre mbindërtimi i strukturave murore të godinave, nis që prej shekullit të III përpara erës sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV pas erës sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.

Arkeologu Përzhita e sheh si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të Amfiteatrit.