Jam tue pershkruar shkurtazi jeteshkrimin e Zotit Ali Kelcyra
Aliu lindi në Këlcyrë më 1891. Mbaroj mësimet e dyta në Liceun Preng ((Galata-Saraj )në Stamboll vazhdoj atje tri vjet deri në luften Ballkanike mësimet e larta ne Drejtesi dhe ne Shkence politike administrative (Mylqi-je ). I rifilloj me vone studimet e tija n’Itali, ku u laurua ne Drejtesi nga Universiteti i Romes.
Lufta Ballkanike e sjellë Alin në Shqiperi. Mbetet nje vit e gjysmë ndene sundimin dhe verejtjen e ushtris Greke. Kur fillon ne prandveren e 1914-tes, levizja epirote, Aliu del me gjith familjen jasht dramisë.
Atë ditë që Aliu shkel zonen e fuqive kombëtare në Sukë, Dëshnicën e kishte mbuluar nje re e zezë: Tymi i shtëpive të katundeve muhamedane, që u ishte vënë zjarri gjatë gjithë rrugës Permet-Kelcyre prej fuqive Greke dhe Epirote.
Populli i Dëshnicës, i hutuar dhe i ngrirë para kësaj pamjeje të tmershme ishte mbledhur në qëndrën e Sukës. Aliu sheh për herën e parë flamurin kombetar ngritur ne nje ballkon. Pa nje paramendim, i shtytur nga nje ndjenjë urdheronjese Aliu ngjitet ne Ballkon, merr flamurin ne dore, ja tregon turmës dhe mban nje fjalim patriotik. Fton popullin të bashkohet, t’organizohet për luftë rreth flamurit kombetar, i vetmi simbol dhe e vetmia shpres e shpetimit n’ate fortune, qe kalonte Shqipëria.
Mbas kesaj kohe te veshtirë, Aliu kthehet prap n’Itali të vazhdoj studimet. Me 1918 Aliu kthehet prapë n’Atdhe kur Rusia Komuniste botoj paktin e fshehtë të Londrës që coptonte Shqipërinë.
Veprimtaria patriotike e Aliut vazhdoj, e ne mareveshje me Themistokli Germenjin dhe Sali Butka formuan çetat shqiptare. Ne fjalimat e tija perpara popullit te tronditur theksoj problemet e nje jete të re, qe të jetë e lirë e drejte, vellezerore dhe e barabarte qe jane pjekjet e para te parimeve tër evolucionit Francez, me popullin e Toskeris.
Aliu mori pjese ne kongresin e Lushnjes, formoji me shoket e tij Organizaten”Mbrojtje Kombetare”. Meret vesh me patriotet qe ndodhen ne Zvicer; Turtulli, Pandeli Cale, Mithat Frasher me te ungjin dhe shum te tjere.

Ali Kelcyra si femije para Sarajeve te tij ne Kelcyre ne vitin 1900, veshur me kostum marinsi amerikan
Keta jane te mendimit se Shqiperia mundet te shpetoje vetem nga nje manifestimi shkelqyer i popullit Shqiptar, Aliu shkon ne Vlore e takohét me parin eVlores ne shtepin e Doktor Telhajt dhe u njofton nevojen e domosdoshme te nje kryengritje. Mendimet perçahen dhe me ne fund mbas nje fjale të Spiro Koleka tha: ” Meqë levizja nuk bëhet me logjikë, unë ju them posht logjika dhe rrofte lufta për shpëtimin e Shqiperise “.
Lufta vendoset.
Me formin e Qeveris se Fan Nolit, Aliu u zgjodh Deputet i Parlamentit, e mbas rezimit te kesaj Qeverie, mjerisht bashke me shoket e tij u shtrengua te marre rrugen e mërgimit në Francë.
Aliu mbas fatkeqesise te 1939-tes u kthye n’Atdhe, per te Organizuar forcat Demokratike te mbrendshme.