Zbulohet një yll i ri i fshehur në qendër të galaktikës

Një studim i gjatë dhjetëvjeçar i qiellit ka zbuluar një lloj të ri të yllit, të cilit astronomët po i referohen si “old smoker”.

Këto objekte yjore të fshehura që janë duke u plakur, quhen yjet gjigante dhe gjenden afër zemrës së galaktikës e njohur Rruga e Qumështit. Këto yje janë joaktiv për dekada dhe zbehen derisa të jenë pothuajse të padukshëm. Më pas lirojnë re me tym dhe pluhur dhe astronomët mendojnë se ata mund të luajnë rol në shpërndarjen e elementeve në të gjithë universin.

Astronomët observuan yjet “old smoker” për herë të parë gjatë një studimi që përfshinte monitorimin e gati një miliard yjeve më dritë infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.

Vëzhgimet u kryen me teleskopin për vëzhgime të dukshme me rreze infra të kuqe, i ndodhur lart në Andet e Kilit në Observatorin Cerro Paranal.

Një zbulim i papritur yjor

Gjatë vëzhgimeve të yjeve, ekipi i astronomëve identifikoi 21 yje me ngjyrë të kuqe që përjetuan ndryshime të pazakonta në shkëlqim, të cilat hutuan astronomët.

Ekipi u fokusua në shtatë nga yjet dhe krahasoi të dhënat e reja që mblodhën me të dhënat prej studimeve të kaluara, për të përcaktuar këta trupa qiellorë ishin tip i yjeve gjigantë të kuq.

Gjigantët e kuq formohen kur yjet kanë shteruar furnizimin me hidrogjen për shkrirje bërthamore dhe fillojnë të vdesin.

“Këto yje të vjetra jetojnë për vite ose dekada dhe më pas nxjerrin retë e tymit në mënyrë krejtësisht të papritur”, ka thënë Dante Minniti, profesor i departamentit të fizikës në Universitetin Andrés Bello në Kili. “Ata duken shumë të zbehtë dhe të kuq për disa vite, deri në atë pikë kur nuk shihen fare.”

Yjet gjenden kryesisht në diskun më të brendshëm bërthamor të Rrugës së Qumështit. Të kuptuarit se si “old smokers” lëshojnë elemente në hapësirë mund të ndryshojë mënyrën se si astronomët mendojnë për mënyrën se si këto elemente shpërndahen përgjatë universit.

Astronomët ende po përpiqen të kuptojnë procesin pas lëshimit të tymit të dendur nga yjet dhe çfarë ndodh më pas.

“Materia e nxjerrë nga yjet luan rol kyç në ciklin e jetës së elementeve, duke ndihmuar të formohet gjenerata e re e yjeve dhe planetëve”, ka thënë Lucas.