Të zbulosh një tradhti është gjithmonë një goditje e keqe, por të mësosh për të nga gazetat ndërsa babai yt po vdes është edhe më e dhimbshme.
“Gjithçka ndodhi njëherësh, shtëpia ime po shpërbëhej. Mësova përmes shtypit se më kishin tradhtuar, ndërsa babai ishte në terapi intensive. Mendova se nuk do t’i kisha mbijetuar të gjithave”, tha Shakira për edicionin spanjoll të “People”.
Shakira ka zbuluar se ajo ishte ende duke u rikuperuar nga ndarja nga Gerard Pique kur babai i saj William Mebarak Chadid u shtrua në spital pas një rrëzimi.
“Ai kishte ardhur në Barcelonë për të qëndruar pranë meje, pasi trishtimi i ndarjes po më përpinte. Në kungimin e parë të Milano u plagos rëndë në një aksident. Ndodhi njëkohësisht, mendova se nuk do t’i shpëtoja atij kaosi orteku”.
E lënë vetëm, tragjedia ndodhi kur ajo kishte më shumë nevojë për Piqué. “Burri që doja më shumë në jetën time, doja të shkoja te miku im më i mirë për të marrë këshillat që më duheshin”.
Megjithatë, ish-futbollisti nuk ishte më në krah të saj dhe pikërisht në ato ditë këngëtarja mësoi nga gazetat se tashmë ishte hedhur në krahët e një tjetre, modeles 22-vjeçare Clara Chia me të cilën duket se do të së shpejti do të martohet.
Ajo e konsideron babanë e saj një shembull të shkëlqyer të qëndrueshmërisë, pasi arriti të shërohej, falë një temperamenti të hekurt.
“Ai e kapërceu një herë COVID-in, dy aksidente, pneumoni dhe pesë operacione. E gjithë kjo në moshën 91-vjeçare, në më pak se gjashtë muaj. Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe imi. Nëna ka qenë pranë tij ditë e natë”.
Marrëdhënia e saj me Gerard Piqué tani ishte shkatërruar në mënyrë të pariparueshme dhe për këtë arsye ishte e vështirë të krahasohej me historinë e madhe të dashurisë së prindërve të saj: “Ata të dy ishin një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj se ata janë një model i dashurisë, i durimit, i përkushtimit absolut dhe i gëzimit të jetës për fëmijët e mi”.