Delegacioni ukrainas qëndronte me “fytyrë të ngrysur”, derisa presidenti bullgar shpjegoi se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se gjithnjë e më shumë armë nuk do të zgjidhin asgjë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sulmoi homologun e tij bullgar Rumen Radev në një debat të nxehtë në Sofje të enjten.
Domethënë, Radev kundërshton armatosjen e Ukrainës, gjë që duket se e ka zemëruar Zelenskyn.
Presidenti bullgar i hutuar, dukshëm i habitur nga reagimi i Zelenskit, u kërkoi kamerave televizive të largoheshin nga dhoma e pallatit presidencial ku po filmohej takimi, shkruan Politico.
Zelensky vizitoi Bullgarinë për t’u takuar me kryeministrin Nikolay Denkov, i cili mbështet eksportet e armëve në Ukrainë.
Takimi me Radevin, i cili është më pro-rus dhe i paqartë për NATO-n, shkoi edhe më keq se sa pritej.
Delegacioni ukrainas qëndronte me “fytyrë të ngrysur”, derisa presidenti bullgar shpjegoi se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se gjithnjë e më shumë armë nuk do të zgjidhin asgjë.
“Zoti na ruajt që të të godasë ndonjë tragjedi dhe ju të ishit në vendin tim”, tha ai. “Dhe nëse njerëzit me vlera të përbashkëta nuk të ndihmojnë, çfarë do të bënit? Do të thonit: Putin, të lutem eja merre territorin bullgar? Jo, ti si president i vërtetë, jam i sigurt se nuk do të lejoje të cenohej pavarësia jote. Është e drejta juaj të mos mbështesni ndihmën për Ukrainën. Por do të doja shumë që të më kuptonit drejt”, tha Zelenski.
Zelensky kritikoi Radevin që e përshkroi pushtimin e Ukrainës nga Moska kryesisht si një “konflikt” dhe jo si luftë. Zelensky theksoi se Kremlini filloi një “luftë shkatërrimi kundër ukrainasve, jo kundër vendeve të tjera” dhe tha se qeveria e Sofjes kishte të drejtë të furnizonte me armë Ukrainën.