Volodymyr Zelensky ka deklaruar se provat tregojnë për përfshirjen e Rusisë në rrëzimin e aeroplanit të Azerbaijan Airlines në Ditën e Krishtlindjes.
Presidenti ukrainas u shprehu ngushëllime Azerbajxhanit pas aksidentit “të tmerrshëm”, duke shkruar në platformën X se “çdo jetë njerëzore ka vlerë, dhe çdo humbje jete meriton një hetim të plotë për të zbuluar të vërtetën”.
“Ne mund të shohim se si provat vizuale të qarta në vendin e ngjarjes tregojnë për përgjegjësinë e Rusisë për këtë tragjedi”, shtoi ai.
More and more details regarding the horrific crash of the Azerbaijan Airlines flight are emerging. I extend my condolences to @PresidentAZ Aliyev and the people of Azerbaijan.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 27, 2024
Every human life is valuable, and every loss of life deserves a thorough investigation to establish the…
Lideri ukrainas gjithashtu bëri thirrje për “presion ndërkombëtar” ndaj Moskës për “të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar llogaridhënie”.
Zelensky theksoi se Rusia kishte “përhapur gënjeshtra” në rastin e MH17, një aeroplan i Malaysia Airlines që u rrëzua nga forcat e mbështetura nga Rusia ndërsa fluturonte mbi lindjen e Ukrainës.
Ndryshe, në atë fluturim humbën jetën të gjithë 283 pasagjerët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit.