Njohësit e çështjeve të sigurisë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar sa i përket çështjes së organizimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Ata kanë bërë thirrje që zgjedhje të organizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX, OSBE e NATO, që siguria e qytetarëve të jetë e garantuar duke u bazuar në zhvillimet e fundit ne atë pjesë të vendit. Sipas tyre Qeveria duhet që të jetë vigjilent që të ua mundësoj edhe partive të tjera politike serbe në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje, pasi sipas tyre, Lista Serbe ka humbur fuqinë e saj që ka pasur në ato komuna.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, i tha Ekonomia Online, se Kosova po mundohet të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, është afruar koha e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të rregullta ato në veri do të mudn të mbaheshin në të njëjtën kohë.
“Në fakt kjo përpjekje deri më tani është minuar duke bërë disa lëvizje të cilat themi të drejtën nuk kanë qenë lëvizje që realisht mund të organizojnë zgjedhje. Keni parë që është bërë përpjekje për një lloj peticioni për cilën neve kemi thënë në vazhdimësi se është i pamundur por që nuk është bë përpjekja reale që të kërkohet nga kryetarët e katër komunave shqiptarë në këto komuna serbe të largohen të japin dorëheqje dhe të organizojnë zgjedhje të lira”.
“Në rast se do të ndodhte kjo atëherë do të kemi zgjedhje, në fakt në vetëm jemi afër zgjedhjeve lokale mund të themi se tani është afruar edhe koha normale për të mbajtur këto zgjedhje ndoshta institucionet e Republikës së Kosovës po tentojnë që ky proces të prolongohet deri në afatet e rregullt për zgjedhje lokale”, tha ai.
Elezi tha se në rast të organizimit të zgjedhjeve në veri garantuesi i tyre duhet që të jetë Policia e Kosovës e koordinuar me KFOR-in dhe struktura tjera të sigurisë siç janë UNIMIK-u dhe EULEX-i.
“Por nëse do të kishe zgjedhje lokale në atë pjesë mendojë që garantues i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë Policia e Kosovës e koordinuar me KFOR-in dhe struktura tjera të sigurisë siç janë UNIMIK-u dhe EULEX-i dhe po ashtu të këtë një monitorim serioz dhe strikt nga organizata për Siguri dhe bashkëpunim Evropian e cila në vazhdimësi kanë mbështetur organizimin e zgjedhjeve. Në të kundërtën do të kemi probleme fillimisht me sigurinë nëse nuk do të kemi prani të theksuar të forcave të NATO-së për faktin që qytetarët serb mund të përplasen me Policinë e Kosovës dhe po ashtu mund të kemi një proces i cili mund të kontestohet nëse nuk do të kemi OSBE të pranishme për të konstatuar rregullsinë e zgjedhjeve që do të mbahen”, tha ai.
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, tha se kërkesa e Listës Serbe që zgjedhjet të mbahen në veri e ka një hile, ngase sipas tij, kjo parti mund të determinoj zgjedhjet.
Sipas tij, Lista Serbe nuk mund të pyetet se kur duhet të mbahen zgjedhjet, sepse ajo nuk është partia e vetme serbe në vend.
“Kjo çështja që Lista Serbe doli tash dhe tha që të shpallën sa më shpejtë zgjedhjet lokale për katër komunat në veri e ka një hile në vete, e para të gjithë ne edhe si shoqëri edhe si parti politike por edhe si pushtet edhe qeveri duhet ta dimë që Lista Serbe nuk është ajo e cila mund ta determinojë zgjedhjet. Në komunitetin serb ka dhe parti të tjera politike edhe do të shihni që brenda dhjetë ditëve do lindin edhe parti vazhdimësi e partive që ishin dikur të serbëve të Kosovës në krye me Sllavisa Petkoviq që po kthehet fuqishëm në tregun politik serb të Kosovës ish ministri dhe ish deputeti i Parlamentit të Kosovës por edhe të tjerë. Kjo na bënë që ne nuk mund ti marrim Listën Serbe kur ajo thotë i dua zgjedhjet sepse ju jeni një parti politike është e vërtetë që në këtë rast i keni situatën më dhjetë deputet por kjo nuk të jep të drejtë që vetëm ti kur thua mbahen zgjedhjet”, tha ai.
Sheholli tha se Qeveria e Kosovës duhet që të jetë në koordinim të plotë me ShBA-në në lidhje me organizimin e këtyre zgjedhjeve, raporton EO.
Sipas tij, Qeveria duhet që të jetë shumë vigjilente që të u’a mundësojë edhe partive të tjera politike serbe në Kosovë pjesëmarrjen në zgjedhje, duke shtuar se Lista Serbe e ka humbur fuqinë që e ka pasur.
“Unë besoj që ne duhet të i dëgjojmë aleatët tonë kryesorë për çështjen e zgjedhjeve në veri dhe aty duhet të kemi kompromis, por a do bëhet kjo do ta shohim në vazhdim sepse kemi një çështje e cila po ndodhë e për të cilën pak po flitet. Pra duhet të jemi shumë vigjilent që të ua mundësojmë edhe partive të tjera politike serbe në Kosovë mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është Lista Serbe ajo e cila mund ta ketë monopolin mbi popullatën serbe dhe ua them me nga shumë hulumtime të cilat jemi duke i bërë që fuqia e Listës Serbe nuk është ajo që ka qenë në teren veçanërisht në komunat me shumicë serbe. Poshtë lumit Ibër, por edhe në veri nuk e ka atë fuqi që e ka pasur, prandaj duhet të kemi edhe iniciativa të tjera qytetare në veri të cilat janë të interesuara të marrin pjesë në zgjedhje duhet një konsensuse i partive politike serbe që të shohim dhe natyrisht ne me aleatët tonë të shohim se si mund të i organizojmë zgjedhjet lokale në veri”.
“Unë mendoj që kryeministri Kurti edhe organet e Republikës së Kosovës të cilat për këtë çështje pyeten duhet që me aleatin tonë kryesorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merremi vesh për këtë çështje. Sepse unë e di çfarë thotë udhëzimi administrativ e di çfarë thotë ligji për vetëqeverisje lokale dhe i kuptoj këto por besoj që na duhet një bashkëbisedim me aleatët tonë kryesorë për ta gjetur një zgjidhje më të mirë se cila do ishte forma a do jetë forma e dorëheqjes apo e udhëzimit administrativ dhe një kohë e caktuar kjo është një çështje për të cilën duhet biseduar me Amerikën dhe ta arrijmë atë konsensus së bashku dhe të përfundojmë këtë sepse po na e kërkojnë edhe aleatët tonë”, tha ai.