Ka nisur dhe përfunduar në pak minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në 4 minuta dhe 40 sekonda, mazhoranca ka miratuar në parim projektligjet për Projektbuxhetin 2024.
Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.