Sot në në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri.
Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.
Ai tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.
“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin