“Zoti na ndihmoftë”, fjalët e fundit që Adem Jashari ia tha dajës së tij

Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 shqiptarë. Ndër ta edhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë. Në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.

Fadil Mehmetin, nga fshati Mikushnicë i Skenderajt e prisnin dhjetëra gazetarë të mediave të huaja me 7 mars të vitit 1998, tek të cilët shkoi për ta rrëfyer të vërtetën.

Ata donin të flisnin me të si përfaqësues i fshatit për të diskutuar mbi rrethimin e familjes Jashari.

Atë botë, Mehmeti, kujton fjalët e përkthyesit që shoqëronte gazetarët, i cili e kishte paralajmëruar se paraqitja e tij para mediave mund të ishte një grackë.

Kujtimet e tij, mbi datën 5 e 6 mars janë dëshmi e gjallë mbi këtë ngjarje historike që vuri themelet e lirisë.

E këtë histori aq te dhimbshme sa edhe krenare e kujton edhe Bajram Shala nga fshati Kopiliq.

Ndërsa të dokumentuar tashmë në një libër, Shani Geci nga Llausha thotë se e ka komunikimin e fundit me Adem Jasharin, me 5 mars 1998.

Fjalët lamtumirëse të Adem Jasharit drejtuar atij ishin: “Zoti na ndihmoftë”.