Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media e që kanë të bëjnë me paralajmërimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, duke thënë se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe se pitet që të ketë furnizim të qëndrueshëm.
ZRRE, përmes një komunikate, ka njoftuar se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
“Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë”, thuhet në sqarim.
“Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në komunikatë.