Telefoni inteligjent ka pasur një ndikim revolucionar në jetën që nga shfaqja e tij para pothuajse tre dekadave. Megjithatë, asgjë nuk është përjetë, dhe tani po shohim shenja të një ndryshimi të mundshëm. Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë: “Do të jetë si me kompjuterët”.
Zuckerberg ka përmendur mundësinë e një zëvendësimi të telefonave inteligjentë me një produkt të ri, që ka potencialin të bëhet platformat kryesore.
Pasi orët inteligjente nuk arritën të marrin atë rol, duke mbetur një shtesë e dobishme, por jo një platformë dominuese, Zuckerberg nënvizon një element që mund të ndryshojë thelbësisht peizazhin teknologjik – syzet inteligjente.
Marek Zuckerberg ka theksuar se syzet inteligjente do të bëhen platforma e ardhshme kompjuterike e madhe, duke shtuar se në vitet 2030, telefonat inteligjentë do të kalojnë më shumë kohë në xhepin tuaj se sa në duar. Ai beson se, edhe pse telefonat mund të kryejnë disa detyra më mirë, përdoruesit do të preferojnë prakticitetin e syzeve inteligjente për të realizuar të njëjtat funksione. Kompanitë si Apple me “Vision Pro” dhe Meta janë në krye të zhvillimit të kësaj teknologjie, ndërkohë që shumë kompani të tjera teknologjike kanë punuar gjithashtu për të krijuar produkte të ngjashme.