Zvicra dhe shqiptarët ‘i presin biletën’ Serbisë për Beograd!

Zvicra ka mundur me rezultatin 3-2 Serbinë dhe kalon në raundin tjetër të Botërorit.

Shaqiri kaloi në avantazh zvicerianët, përpara se serbët të përmbysnin rezultatin me Mitrovic dhe Vlahovic.

Zvicra barazoi në fundin e pjesës së parë me Embolo, ndërsa Freuler shënoi golin e fitores në fillimin e pjesës së dytë.

Me këtë rezultat, Zvicra kalon si vendi i dytë i grupit, ndërsa Brazili e mbylli grupin në vendin e parë, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Kamerunit.

Në fund tension mes Xhakës dhe futbollistëve serbë.