Dy shqiptarë janë në listën e kombëtarës së Zvicrës për ndeshjen kundër Serbisë.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.
Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë.
Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike.
Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb.
Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ishin ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre.