Nga Michael Martens
Kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky udhëtoi kohët e fundit në Athinë për bisedime, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti gjithashtu një samit jozyrtar ballkanik, ku morën pjesë të gjithë, përveç njërit prej krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte i ftuar në mënyrë demonstrative. Kjo ishte shenja më e dukshme deri më tani e një mosmarrëveshje mes Athinës dhe Tiranës, që ka zier për tre muaj dhe mund të minojë gjithashtu shpresat e Shqipërisë për përparimin e shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE.
Në interpretimin e Tiranës, mungesa e respektit nga Greqia për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar është shkaku i konfliktit. Sipas interpretimit të Athinës, trajtimi që i bën Shqipëria minoritetit grek të vendit është thelbi i kësaj. Kjo pakicë përbën gati 1 përqind të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë. Një nga përfaqësuesit kryesorë të saj është politikani lokal, 51-vjeçari Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj në qytetin e vogël të Himarës në jug të Shqipërisë, me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet lokale. Një ndihmës i Belerit mësohet se ka tentuar të blejë votat e 14 zgjedhësve për 50 euro secili. Dy ditë më vonë, Beleri, tashmë në paraburgim, u zgjodh kryetar bashkie nga popullsia vendase.
Megjithatë, ai nuk mundi të merrte postin për shkak se është se Beleri është në paraburgim për më shumë se tre muaj, ndërsa gjykimi nuk ka nisur. Afati ligjor për inaugurimin e kryebashkiakëve të zgjedhur ka kaluar. Asgjë e besueshme nuk është zbuluar ende në lidhje me provat e prokurorit publik për akuzën e tyre. Athina flet për përndjekje politike dhe e cilën akuzën ndaj Belerit si të sajuar.
Rama kundërshton duke thënë se drejtësia është e pavarur dhe ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Pretendimi i tij se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, do të ishte më bindës nëse Rama nuk do ta kishte denoncuar Belerin si ‘llum’ apo ‘analfabet’ gjatë fushatës zgjedhore. Një vëmendje e tillë ishte befasuese, pasi Himara mezi i ka 8 mijë banorë dhe për rrjedhojë nuk është e madhe as për standardet shqiptare.
Ka të paktën dy përgjigje se përse kryeministri i një shteti punon kaq intensivisht për kandidatin për kryebashkiak të një qyteti province. Njëra është se Beleri u bashkua në një koalicion rreth ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në fushatën e tij zgjedhore. Ai ka qenë paraardhësi i Ramës në krye të qeverisë dhe konsiderohet armiku i tij intim. Një luftë proksi u bë mes Berishës dhe Ramës në Himarë.
Arsyeja e dytë dhe më e rëndësishme, të paktën sipas vëzhguesve grekë: Himara ndodhet në të ashtuquajturën riviera shqiptare, një rajon turistik me zhvillim të shpejtë, me plazhe përrallore dhe me parcela ndërtimi të shumëkërkuara. Rama, thuhet nga Athina dhe zona e Belerit, ka nevojë për ndjekës besnik politik në komunitetin himarjot, që të mund t’u kalojë pronat më tërheqëse, miqve të tij politikë dhe të biznesit. Bëhet fjalë për jo pak prona greke në zonë, të cilat Tirana kërkon t’ua heqë pronarëve duke përdorur të gjitha truket ligjore- ose i ka rrëmbyer tashmë për t’ia dorëzuar investitorëve strategjikë.
Ndryshe nga paraardhësi i tij i bindur, Beleri nuk do ta lejojë më këtë, ai ka premtuar transparencë absolute për transaksionet e ardhshme të pasurive të paluajtshme dhe kërkon të rihetohen rastet e vjetra të dyshimta, sipas palës greke. Ndaj qeverisë i shkon për shtat që në mungesë të një kryebashkiaku të sapozgjedhur, paraardhësi i tij i rrëzuar të vazhdojë të drejtojë Himarën- sepse i përket Partisë Socialiste të Ramës.
Akuzat greke se çështja e Himarës ka lidhje me pronat e paluajtshme dhe shpronësimin e minoritetit grek nuk kanë gjasa të ngrihen në gjykatë. Megjithatë është bërë e qartë, jo vetëm pasi Rama nuk u ftua në Athinë, se kjo nuk është vetëm një grindje lokale. Në mes të gushtit, Mitsotakis dërgoi kreun e bashkisë së Athinës, nipin e tij Kostas Bakoyannis për të marrë pjesë në një tubim proteste për të drejtat e minoritetit grek në Himarë. Qeveria në Athinë kërcënon herë indirekt e herë më qartë se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat janë ende në fillim, do të bllokohen nëse Beleri nuk lirohet. Pas vetos të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, kjo do të ishte bllokada e radhës kundër procesit të zgjerimit të BE-së në rajon.
Rama nuk është i impresionuar për momentin. Është e rëndësishme që të pritet seanca gjyqësore, në të cilën prokuroria publike do të paraqesë provat e saj, tha ai në një intervistë të fundit për gazetën greke Kathimerini. Ai vuri në dukje se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, e cila ka paditur Belerin, është krijuar me kërkesë të BE-së dhe është nën mbikëqyrjen e rreptë të saj. Ai nuk mund të përfshihet vetë. Që nga fillimi i reformës në drejtësi në vendin e tij, ka pasur vetëm një ndërhyrje të qeverisë në proces- dhe kjo ishte nga qeveri greke, vuri në dukje Rama.
Marrë dhe përshtatur nga Frankfurter Allgemeine Zeitung