Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit bëri të ditur se është vrarë një komandant tjetër të Hamasit, Billal al-Qedra, i cili dyshohet se udhëhoqi sulmet në kibutin Nirim pranë kufirit izraelit.
“Kjo tregon se ne kemi inteligjencën për të eliminuar lidershipin e Hamasit… deri te terroristët që shkelën, depërtuan dhe therën foshnjat tona në dhomat e tyre të gjumit. Pra, operacioni është në vazhdim”, tha për CNN koloneli Peter Lerner.
Forcat Ajrore izraelite lëshuan gjithashtu një deklaratë në platformën X, të njohur më parë si Twitter, të dielën në lidhje me vrasjen e komandantit, duke thënë se Forcat e Mbrojtjes dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA) “vranë komandantin Nukhba të forcave në Khan Yunis jugor, i cili ishte përgjegjës për masakrën e Kibucit Nirim”.
Hamasi nuk e ka komentuar ende këtë.
Lerner tha se “shpreson” që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të mos bëhet konflikt më i madh rajonal, por ai tha se e pranon se “shpresa nuk është metodë”.
“Unë do të paralajmëroja Hezbollahun, shikoni nga afër se si po e shpërbëjmë Hamasin. Ata duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm në lidhje me Iranin”, tha Lerner.