Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Rohde ka thënë se hapja e këtyre korridoreve do të shkurtojë fluturimet drejt destinacioneve në Evropë për 20 minuta.
Ai e ka quajtur këtë sukses të përbashkët, derisa ka thënë se kjo është bërë falë punës së përfaqësuesve të Kosovës dhe miqve e partnerëve të Kosovës, siç janë Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përgatituni për 20 minuta fluturime më të shkurtra drejt destinacioneve 🇪🇺! Festojmë hapjen e hapësirës ajrore ndërmjet 🇽🇰 dhe 🇦🇱 për fluturime komerciale sot! Një sukses i përbashkët falë punës së palodhur të përfaqësuesve së Kosovës, miqve dhe partnerëve, Austrisë, Zvicrës dhe ShBA’së. Faleminderit për përpjekjet e përbashkëta gjatë 15 muajve të fundit! ka shkruar Rohde.
Prepare for 20min shorter flights to 🇪🇺destinations! Celebrating🥳 the opening of airspace between 🇽🇰 & 🇦🇱 for commercial flights today! A joint success💪 thanks to the hard work of 🇽🇰 reps, friends & partners🇦🇹🇨🇭🇺🇸. Grateful for the joint effort over the past 15 months!🌍✈️ pic.twitter.com/yWpPMmJu9L
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 24, 2024