Përkujtohet Ismail Qemali në Vlorë, 105-vjetori i vdekjes dhe 180-vjetori i lindjes

Në qytetin e Vlorës është përkujtuar sot 105-vjetori i vdekjes dhe 180-vjetori i lindjes së babait të Pavarësisë shqiptare, Ismail Qemali.

Aktiviteti u zhvillua nga bashkia e Vlorës, ndërsa të pranishmit, deputetë të qytetit bregdetar, por dhe drejtuesi politik i qarkut  Blendi Klosi nderuan figurën e Ismalim Qemalit duke vendosur kurora me lule në varrin e tij

Në fjalën e tij,  kryebashkiaku Ermal Dredha lartësoi figurën e Ismail Qemalit dhe kontributin e tij për krijimin e shtetit të parë shqiptar.

Vlerësime për urtësinë, vizionin perëndimor për shtetformin dhe veprat e Ismail Qemalit patën edhe deputetët e Vlorës.