Pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin, si edhe eliminimin e strukturave paralele serbe në veri të vendit, ka pasur edhe një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Nisur nga presioni i shtuar ndaj Prishtinës zyrtare, kreu i qeverisë i ka dalë në mbrojtje Kosovës, duke thënë se ka të drejtën për të zbatuar Kushtetutën e saj, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në Banjskë.
Ai shkruan se Albin Kurti do duhet të të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, megjithatë thekson se pas asaj që ndodhi në Banjkë, është shumë e rëndësishme për t’u ruajtur balanca.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe sensin e balancës”, shkruan Rama.
Ky reagim erdhi pasi Banka Qendrore e Kosovës urdhëroi që nga 1 shkurti në tërë territorin e vendit të përdoret si mjet pagese euroja, që do të thotë se serbët në veri të Kosovës nuk mund të përdorin më dinarin për pagesa, pensione etj.