Në Bulqizë u zbulua një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të një miniere. Zbulimi i publikuar në revistën “NeW Scientist” konfirmon se gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër. Gjeologët vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50.000 ton hidrogjen.
Për këtë zbulim, National Geographic ka shkruar një artikull ku bëhet i ditur se hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Sipas shkrimit, gazi i hidrogjeni në minierën e Bulqizës pritet të transformojë botën.
Teksa ndalet te zbulimi në Bulqizë, artikulli shkruan se rreth 84 % e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte një nga disa derdhjet në minierën e Bulqizës që, në total, nxirren të paktën 200 tonë hidrogjen çdo vit. Në artikull thuhet ndër të tjera se bota është disa vite larg nga aftësia për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga toka me çmim të ulët, të pastër dhe me efikasitet.
Sipas artikullit miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për kërkuesit për dy arsye kryesore: së pari, ajo prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinozaurëve, një që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni, dhe së dyti, ai ka shpërthyer në disa raste në 2011, 2017 dhe 2023.