Kompania e udhëtimeve hapësinore SpaceX ka përfunduar testin e saj më të suksesshëm deri më tani të Starship, raketës më të fuqishme në botë.
Por ndërsa raketa pa pilot përfundoi fluturimin e saj, ajo u “zhduk” me rihyrjen në atmosferën e Tokës, shkruajnë mediat e huaja.
Fluturimi provë i së enjtes ishte i treti i kryer me raketa Starship, përpara misioneve të planifikuara me agjencinë hapësinore të Shteteve të Bashkuara NASA për të dërguar astronautë në Hënë.
Congratulations to the entire SpaceX team on today's successful Starship flight test! → https://t.co/VcyTlGvGqY pic.twitter.com/GaDsCPbbVu
— SpaceX (@SpaceX) March 14, 2024
SpaceX, një kompani e themeluar dhe në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë Elon Musk, transmetoi drejtpërdrejt eksperimentin e fundit të Starship, duke vënë në dukje se ajo fluturoi më larg dhe më shpejt se sa në dy testet e mëparshme.
Megjithatë, ndërsa raketa u kthye në Tokë, ajo humbi komunikimin me inxhinierët e SpaceX.