Russia's President Vladimir Putin attends a press conference with his Belarus counterpart, following their talks at the Kremlin in Moscow on February 18, 2022. - Vladimir Putin said on February 18, 2022 that the situation in conflict-hit eastern Ukraine was worsening, as the West accuses him of planning an imminent attack on the country. (Photo by Sergei GUNEYEV / Sputnik / AFP) (Photo by SERGEI GUNEYEV/Sputnik/AFP via Getty Images)

Putini “i gjithëpushtetshëm”, kandidati dhe fituesi i vetëm i Rusisë në luftë

Në Rusinë në luftë ka vetëm një kandidat të vërtetë dhe vetëm një fitues; Vladimir Putin. Teksa rusët kanë nisur të votojnë për zgjedhjet presidenciale 3-ditore, rreth 11 zonave kohore të vendit, ish-koloneli 71-vjeçar i KGB-së, gëzon popullaritet të lartë.

Perëndimi e sheh Putinin si një autokrat, kriminel dhe vrasës, por në rusi lufta e ka ndihmuar atë të shtrëngojë kapjen e pushtetit dhe të rrisë mbështetjet mes qytetarëve, siç sugjerojnë sondazhet e fundit.

Qendrat e votimit u hapën të premten duke filluar nga Gadishulli i Kamchatka Peninsula, pika më lindore e Rusisë dhe do të mbyllen në enklavën më perëndimore të Kaliningradit, në orën 20 të së dielës.

“Ndjej krenari pasi ne kemi votuar për lidershipin tonë gjithë jetën dhe ky është një leksion për nipërit tanë”, tha Elena Melnikova, Banore e Yakutsk.

“Unë votoj gjithmonë. Është përgjegjësie e qytetarëve. Duhet të tregojmë përgjegjësi pasi varet e ardhmja jonë”, tha Evdokiya Vasilieva.

Zgjedhjet mbahen edhe në 4 rajonet e pushtuar të Ukrainës, Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, ku votimi ka nisur 10 ditë më parë. Qytetarët atje kanë dëshmuar se bashkëpunëtorë të Moskës, të shoqëruar nga persona të armatosur kanë trokitur derë më derë për t’i detyruar të votojnë. 3 kandidatë garojnë kundër Putinit në zgjedhje; ai i partisë komuniste Nikolai Kharitonov, Leoni Slutsky i Partisë Liberale Demokrate dje Vladislav Davankov nga Populli i ri.

Të tre janë pro Kremlinit dhe pro luftës, dhe pritet të sigurojnë vetëm një përqindje fare të ulët të votave. Të vetmit opozitar që kundërshtonin hapur Putinin dhe luftën e tij në ukrainë, Boris Nadezhdin dhe Yekaterine Duntsova, u skualifikuan nga gara me pretendimet për parregullsi në dokumentacion. Në pushtet që prej 2000 si president dhe kryeministër, Putin është lideri më jetëgjatë pas Stalinit, në rusi.