Pjesëtarët e Brigadës së 25-të të ushtrisë ukrainase kanë arritur të parandalojnë një sulm masiv të rusëve, në drejtim të fshatit Tonenkoye në afërsi të qytetit Avdiivka në lindje të vendit.
12 tanke dhe autoblinda ruse u shkatërruan nga ukrainasit nga 36 sosh sa ishin gjithsej, të cilat u goditën nga artileria, dronët kamikaz dhe predhat antitank.
Në fakt ukrainasit kishin organizuar një pritë për trupat ruse, që mendonin se do t’i zënin ukrainasit në befasi dhe kështu u nisën me tërë arsenalin që kishin.
Megjithatë shumica e makinerisë ruse u shkatërrua, kurse pjesa tjetër është konfiskuar pasi ushtarët i braktisën kur mësuan se nuk mund të avancojnë tutje.
E prita të tilla ukrainasit po i organizojnë çdo ditë e më shumë, duke ia prishur planin ushtrisë së Vladimir Putinit që kishte menduar se do ta ketë të lehtë.