Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve me 32 tanke dhe autoblinda, e pësuan keq rusët – shumica prej tyre u shkatërruan

Pjesëtarët e Brigadës së 25-të të ushtrisë ukrainase kanë arritur të parandalojnë një sulm masiv të rusëve, në drejtim të fshatit Tonenkoye në afërsi të qytetit Avdiivka në lindje të vendit.

12 tanke dhe autoblinda ruse u shkatërruan nga ukrainasit nga 36 sosh sa ishin gjithsej, të cilat u goditën nga artileria, dronët kamikaz dhe predhat antitank.

Në fakt ukrainasit kishin organizuar një pritë për trupat ruse, që mendonin se do t’i zënin ukrainasit në befasi dhe kështu u nisën me tërë arsenalin që kishin.

Megjithatë shumica e makinerisë ruse u shkatërrua, kurse pjesa tjetër është konfiskuar pasi ushtarët i braktisën kur mësuan se nuk mund të avancojnë tutje.

E prita të tilla ukrainasit po i organizojnë çdo ditë e më shumë, duke ia prishur planin ushtrisë së Vladimir Putinit që kishte menduar se do ta ketë të lehtë.