Tifozët e Crvena zvezdës dhe Partizanit janë përplasur në ditën e derbit të 173-të në Beograd.
Grupe më të mëdha tifozësh u përleshën te monumenti i Vukut, ku disa prej tyre përdorën shufra hekuri dhe shkopinjë. Jozyrtarisht kanë qenë rreth 300 tifozë të Zvezdës që kanë ardhur aty për të luftuar me tifozët e Partizanit.
Policia është kundërpërgjigjur dhe ka arrestuar disa pjesëmarrës në trazira, ndërsa në pamjet e Nova.rs shihet se si policët po arrestonin disa huliganë.
Në videot e shfaqura më vonë shihet sesi tifozët vrapojnë nëpër rrugë dhe për momentin nuk ka të dhëna për numrin e të arrestuarve dhe të plagosurve.