Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parreshtuar dhe ka bërë çdo veprim për të plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Duam anëtarësim sepse konsiderojmë se e meritojmë meqenëse ndajmë vlerat e përbashkëta dhe plotësojmë kriteret e kërkuara”.
“Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimin me Asociacionin e Komunave Serbe. Për normalizim me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 të marrëveshjes nuk mund të nxirren jashtë marrëveshjes, ta vendosë në qendër dhe as sipër si çështje urgjente”
.Kurti ka thënë se plotësimi I kritereve pas zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit nuk ka të bëjë me standardet për anëtarësim në KiE.
Sipas tij mungesa e përkrahjes nga vendet është për keqardhje dhe se nuk do t’i ndihmojë dialogut, paqes e sigurisë.