Albert Vataj
Më në fund, “Çelësi i Shqipërisë”, vepër e mjeshtrit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Milot, ide-koncepti i shqiponjës në fluturim, mesazhi i dyerve të hapura, është zyrtarisht pjesë e Shkodrës, kulturës dhe traditave të saj të pashembullta në pasurimin e testamentit tonë kombëtar, vlerave të epërme të përfaqësimit, shpirtit krijues që ngadhënjen duke triumfuar mbi çdo pengim. Çelësi që ka hapur kaq shumë debate, ndoshta më shumë se çdo qasje tjetër novatore dhe revolucionare komunikimi estetik, është aty për të mbyllur përfundimisht rrugët që na çojnë te keqkuptimi dhe keqdashja, si formë të larmishme të trajtimit të saj përmes rezervave dhe mospranimit.
Një falënderim shkon për të gjithë ata që bënë të mundur përmbushjen e kësaj sfide krijuese, në veçanti ministrin, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiakun, Benet Beci, që nderuan me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre, sot në inaugurim.
E pabesueshme, shokuese, vigane, madhështore, ikonike, e plot të tjerë përkufizime, që mund të thuash, sa herë që e sheh këtë çelës shpirtrash të çliruar nga çdo kufizim, këtë epos të dalë nga legjendat ciklopike, këtë shqrehje të qiellt përjetimi.
Pas një beteje të gjatë idesh dhe risish estetike, përplasje mendimesh dhe shifrash, ndeshjeje epike me çelikun korten, më në fund, “The Albanian Key” është tashmë jo vetëm “porta” hyrëse për në qytetin e Shkodrës, por edhe pjesë e kulturës dhe traditave të artit të këtij qyteti.
E financuar nga Ministri e Ekonomiës Kulturës dhe Inovacionit, realizuar nga mjeshtri shqiptaro-italianm Alfred Mirashi – Milot, kuruar nga Albert Vataj, Massimo Guastella e Ji Shaofeng, vepra u inaugurua më më 6 qershor 2024 nën një atmosferë festive, ku morën pjesë dhe shprehën vlerësim për këtë mundësi që i jeper Shkodrës për t’u përfaqësuar me vlerat një arti të madh, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiakun, Benet Beci, artistë dhe personalitete të kulturës.
Copë pas cope, element pas emelementi, profil pas profili, si në një ngjizje në placentën e ëmës së krijimit, ka nisur të pipëtijë në jetë e dimensionit galaktikë kjo vepër, kjo vlerë arti, kjo madhështi krijimi, e cila në tentativën për të qenë një skulpturë ndryshe, portën më të madhe që ajo do të duhet të hapë, do të jetë ajo e paragjykimeve dhe arsyetimeve joartistike.
Skulptura monumentale, “The Albanian Key” është e përmasa impresionuese, 20 metra e gjatë, dhe 10 metra e lartë. Një madhështi që imponon forcë dhe komunikim përmes një ligjërimi që zë fill te përjetimet personale dhe ndikimi i asaj mase energjie që krijon tërësia e saj për të nënshtruar çdo kufizim. Një qasje për dinjitet dhe integritet nacional përmes artit tregohet te “The Albanian Key”. Gërshetimit që kjo vepër ka në mesazhin që përcjell, mes një urëbashkimi dhe shqiponjës, komponentë artistik, lejueshmëria e të cilave domosdo duhet të përçohet prej personales së rrokshmërisë përjetuese që do të ketë çdonjëri në këtë komunikim.
“The Albanian Key”, skulpturës monumentale dhe konceptuale, fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, bart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.
“The Albanian Key” arti i madh i mrekullisë së artit, i denjë për Sjhkodrën, qytetin e kolosëve të forcës së krijimit!