Ky është moment kur në fasadën e bashkisë së Pogradecit shfaqet mozaiku i Selcës.
I frymëzuar nga brezarja e gjetur në varret Ilire që datojnë 500 vite para erës sonë tregon fitoren e Ilirëve ndaj armiqve të kohës.
Mozaiku është realizuar nga piktori Anastas Kostandini i cili thekson rolin e Enkelejdëve në lashtësi.
‘’Kjo është bota e Enkelejdëve. Dhe Enkelejdët kanë qenë një nga fiset e mëdha Ilire.
Është zëmadh’’.
Mozaiku i shtohet gjetjeve të cilat konfirmojnë lidhjen e shqiptarëve me Ilirët.
‘’Ky përfaqëson Ilirinë.
Ilira është temë e madhe e lashtësisë së kombit shqiptar dhe vepra të tilla nuk janë të shpeshta’’.
Për kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli realizimi i një mozaiku të tillë është një nga veprat e cila i mungonte qytetit.
‘’Është gjetur në Selcë , në pjesën e varreve të Selcës.
Është një simbolikë e vyer që ka bashkia e Pogradecit’’.
Pogradeci së fundmi ka shtuar dhe një tjetër zbulim, atë të një fshati të ngritur mbi liqen që daton mbi 8 mijë vite më parë, ndërsa varret e mb
vëmendjen e turistëve.