Drejtori i përgjithshëm i arkivave, Ardit Bido në një intervistë në Ora News u shpreh se stërmbesa e Sevasti Qiriazit, Rozi Dajko ka dorëzuar letërnjoftimin e Sevasti Qiriazit, dokument i cili do të jetë tashmë në arkivin qendror të shtetit.
Bido: Rozi Dajko është stërmbesa e një prej personaliteteve më të rëndësishmë të historisë tonë Kombëtare, Sevasti Qiriazi Dajko.
Ka qenë një pionere e të drejtave të grave.
Është me mua sot se pikërisht në kuadër të konferencës së 8-të mbarëkombëtare të Arkivistikës ku ne po organizojmë sot në Elbasan ka dhuruar një dokument shumë të rëndësishëm që është letërnjoftimi i Sevasti Qiriazit që do jetë tashmë në arkivin qëndror të shtetit si një dokument i rëndësishëm i historisë tonë mbi këtë figurë të madhe me origjinë nga Manastiri që sot është në Maqedoninë e Veriut.
Me veprimtari të bashkëlidhur për të gjitha trojet shqiptare.
Ishte një kulmim shumë i bukur i seancës hapëse plenare të konferencës së 8-të mbarëkombëtare të arkivistikës.