Breshër gjigant në këtë fshat të Kosovës

Pas të nxehtit përvëlues që mbizotëroj në Kosovë për disa ditë, një stuhi e furishme me shi, erëra, breshër të shoqëruara me bubullima dhe rrufe ka përfshirë disa pjesë të vendit.

Në fshatin Graboc të Epërm të Obiliqit janë regjistruar nga kamera kokrra gjigante breshri, që sipas banorëve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

Stuhi shiu dhe breshri priten edhe ditëve në vazhdim, pasi pritet sërish të mbajë mot i nxehtë.

/Motilokal.com