Një video e sulmit raketor në plazhin e Krimesë të mbushur me turistë, është shfaqur në rrjetet sociale.
Videoja shfaq plazhin në Sevastopol të Krimesë, që u godit nga një seri shpërthimet gjatë 23 qershorit.
Pamjet janë realizuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen qindra persona duke ikur nga uji, para se të shpërthen bombat të binin.
Në video shihen pasojat e raketës M74 e cila shpërndan copëza të vogla, dhe që lansohen me sistemin raketor ATACMS.
Autoritetet ruse pretendojnë se sulmi ka rezultuar me “dëme të mëdha” në mesin e civilëve në Krime, ku sipas Kremlinit kanë humbur jetën katër persona dhe qindra tjerë janë plagosur.