Gazetari kosovar, Nuhi Bytyçi i cili ka realizuar një numër dokumentarësh, në profilin e tij zyrtar në “youtube” ka publikuar një video nga viti 1997, në të cilën shihet kreu i Kuvendit, Galuk Konjufca, duke folur për shtëpitë shkolla gjatë asaj kohe.
Në këtë video Konjufca dëgjohet teksa ankohet për kushtet në shkollën ku vijon mësimet.
Ai gjithashtu flet edhe për përkushtimin e popullit shqiptar dhe kontributin për arsimin.
Konjufca sot është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një prej figurave kyçe në Lëvizjen Vetëvendosje, pas Albin Kurtit.