UPDATE: Janë numëruar 37% të votova dhe rezultati është ngushtur bindshëm mes Erdoganit dhe kandidatit të opozitës.
Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 53.1 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 41.4 për qind.
Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.
Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera.
Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 53.9 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 40.1 për qind.
Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.