Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas fitores së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, në Himarë.
Për mediat greke Mitsotakis tha se është lumtuar kur u informua lidhur me fitoren e Belerit për të qenë në krye të Bashkisë së Himarës.
“U lumturova kur u informova se në Himarë, Fredi Beleris ia doli dhe u zgjodh kryetar me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të përfundojë shpejt”, tha ai, duke theksuar se “rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”.
Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ fitoi me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit.
Fredi Beleri arriti të marrë 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.