E theu bastionin historik të demokratëve pas 30 vitesh, reagimi i parë kandidatit të PS për të parin e Shkodrës

Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci ka arritur të mposhtë kryetarin aktual të Shkodrës, Bardh Spahia në procesin e djeshëm zgjedhor.

Socialistët arritën të mposhtin kandidatin e propozuar nga Sali Berisha për herë të parë pas ma shumë se tri dekadash.

Në reagimin e parë, Benet Beci ka shprehur mirënjohje për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin.

Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!