Shoferi i njërit prej autobusëve të kompanisë “Barileva Turist”, e cila dyshohet se ka kryer sot shërbime të transportit të udhëtarëve të mbështetësve të Aleksandar Vuçiqit nga Kosova, është përplasur me disa gazetarë serbë në Nish të Serbisë.
Sipas një publikimi të një uebsajti serb në Facebook, shoferi i “Barileva Turist” i kërkon gazetarëve serbë që të mos e incizojnë me kamerë.
“Unë jam gazetar”, i thotë njëri prej gazetarëve, shoferit shqiptar të autobusit.
“Hup more çfarë gazetari. Hup prej këtuhit”, i reagon shoferi shqiptar.
Ai reagon njësoj edhe me një tjetër gazetar që e incizon atë derisa e kishte ndaluar autobusin në Nish.
“Pse po fotografon?”, e pyet ai një gazetar tjetër, derisa vazhdon: “Hup more prej këtuhit ik”.
“Ik ti”, i përgjigjet gazetari.