Rama, me dy standarte për veriun e Kosovës. Këshilla për Kurtin, kundrathënëse me rastin e Fredi Belerit

Edhe pse Rama po i “tregon muskujt” Greqisë në rastin “Beleri”, pikërisht nga nuhatja e asaj çfarë synon Athina me Himarën – një “veri të Kosovës” në Bregun ortodoks shqiptar – kur vjen puna te veriu nën zjarrin e strukturave kriminale serbe këshillon Albin Kurtin për tërheqje. Dhe e bën këtë duke iu referuar reagimeve amerikane, ndonëse vetë injoroi çdo reagim, amerikan apo europian, për Fredi Belerin.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama në në Tëitter.

Kujtojmë se Prishtina zyrtare po thekson zbatimin e ligjit në veri, për zgjedhjet që janë njohur nga vetë bashkësia ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim mban dhe Rama për Belerin, duke theksuar “zbatimin e ligjit” e në emër të tij nuk pranon të marrë në konsideratë thirrjet ndërkombëtare për lirimin e tij nga burgu.