Abazoviq: Qeveria malazeze i prishi marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s në më pak se njëqind ditë

Beograd, 29.06.2022. - Predsednica Vlade Srbije Ana Brnabic i predsednik Vlade Crne Gore Dritan Abazovic obratili su se novinarima po zavrsetku danasnjeg sastanka u Palati Srbija u Beogradu. (BETAPHOTO/AMIR HAMZAGIC)

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri Dritan Abazoviq pohon se Qeveria e 44-të në më pak se njëqind ditë që është zgjedhur ka arritur të prishë marrëdhëniet me tre shtete partnere Malit të Zi në NATO – Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë.

“Për shkak të mosdorëzimit të shtetasit turk Binali Çamgoz, kemi ardhur në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim ka ndodhur në vitet e kaluara me kënaqësi reciproke. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi kanë qëndruar shpesh në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por me bashkëpunimin e prokurorive ka pasur shkëmbim informacioni, arrestim dhe ekstradim të atyre personave. Ministri i Drejtësisë Andrej Milovic e ndaloi”, tha Abazoviq.

Duke komentuar duelin e ashpër mes ministrit Miloviç dhe nënkryetarit të GP të URA-s dhe deputetit Filip Adzhican në Komisionin Kushtetues, ai tha se është plotësisht e qartë se qeveria aktuale po mbron mafien, duke theksuar se Milovic pengoi ekstradimin e Çamgozit.