Adelina Ismaili publikon imazhin e përmendores nudo të Mbretëreshës Teutë: Në religjion femrat janë të mbuluara, si ma komentoni këtë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë së fundmi një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Ajo publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra nudo. Ky postim ka shkaktuar një debat të madh lidhur me interpretimin dhe respektin ndaj trashëgimisë ilire.

Në postimin e saj në Facebook, Adelina ka shprehur një pyetje të hapur ndaj ndjekësve të saj duke shkruar: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.

Reagimi i Adelinës,  vjen pas një serie polemikash të shumta në media, duke përfshirë një debat virtual me hoxhë Shefqet Krasniqin.