“Ai është i veçantë” – Xavi krahason Lamine Yamal me Lionel Messin, pas debutimit historik të 15-vjeçarit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka krahasuar 15-vjeçarin Lamine Yamal me Lionel Messin, pas debutimit të talentit të ri dje në fitoren e gjigantit katalunas ndaj Real Betisit.

Yamal hyri në lojë në minutën e 83-të për t’u bërë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që debuton, dhe është një nga vetëm pesë lojtarët që kanë debutuar në La Liga para moshës 16-vjeçare. Ylli në ardhje pati një shans për të kurorëzuar debutimin e tij me një gol dhe pothuajse bëri gjithashtu një asistim të shkëlqyer.

Siç citohet nga ESPN, Xavi pas fitores tha: “I thashë të provonte gjërat dhe ai bëri. Në moshën 15-vjeçare, vetëm imagjinojeni… Ai është i veçantë dhe madje mund të kishte shënuar sonte, por [Portieri i Betis, Rui Silva] ia mohoi golin. Ai luajti me besim dhe tregoi se për çfarë talenti bëhet fjalë. Ai nuk ka frikë, por ka talent. Disa nga pasimet e tij në fazën e fundit ishin vërtet të mira.”

I pyetur nëse ai mund të krahasohet me Messin dhe Ansu Fati, Xavi shtoi: “Është një lojtar i ngjashëm, sepse ai ka atë talent të lindur në fazën sulmuese që është e vështirë të gjendet sot. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati [për të luajtur] dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi.”

Yamal hyri në lojë me vetëm pak minuta të mbetura, me Barçën që tashmë kishte një epërsi 4:0. Kështu, Xavi u ndje i guximshëm për t’i dhënë talentit të ri minutat, pasi skuadra e tij aktualisht është 11 pikë larg Real Madridit të vendit të dytë në La Liga.