Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për subvencione, ngarkohen se dëmtuan buxhetin me 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion dhe vepra tjera penale lidhur me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë në Istog.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se 11 të pandehurit janë persona zyrtar dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ”Marrje e ryshfetit” dhe “Mashtrimi në detyrë”, ndërsa 7 persona të tjerët janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale “Mashtrim me subvencione”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Vlera e përfituar nga vepra penale marrje e ryshfetit sipas aktakuzës është rreth shtatëmbëdhjetë (17.000) euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës është rreth njëqindmijë (100.000) euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria në aktakuzë ka rekomanduar konfiskimin e një banesa dhe rreth 20 mijë euro para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet më tej në njoftimin e