Aktiviteti i panjohur i arkeologut Perlat Kulla në Vlorë gjatë viteve 1970-80

Zyrtarisht aktivitetin arkeologjik të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri e njohim kryesisht nëpërmjetbotimeve të shumta të artikujve dhe raporteve arkeologjike në revistën “Iliria” të Institutit të Arkeologjisë, apo nëpërmjet buletineve dhe botimeve të akteve të konferencave shkencore tëkohës. Si rezultat, ne njohim si arkeologë apo bashkëpunëtor tëjashtëm të Institutit të Arkeologjisë vetëm arkeologët që kanë botuar në këta periodik.

Në fakt, duke “gërmuar” në shtypinlokal të kohës mësojmë se një numër i madh punësh apo raportesh arkeologjike janë botuar nëpër gazeta. Gjatë periudhës së sistemit Komunist, ka patur disa specialistë me një formim të mirë në arkeologji, të cilët punonin kryesisht në muzetë e rretheve dhe kanë dhënë kontributin e tyre në këtë fushë. Nuk duhet të harrojmë se muzetë e asaj periudhe (ndryshe nga sot) kishin autonomi për të kryer punë kërkimore në terren.

Arkeologët që punuan pranë tyre, patën mundësi të kryeningërmime arkeologjike, si dhe të ishin të parët që raportoningjetje të rastit në territoret që ata mbulonin. Për arsye tëndryshme punët e tyre nuk arritën gjithmonë ta gjejnë dritën e botimit në revistën “Iliria”, as në formën e raporteve, për pasojëedhe kontributi i tyre ngeli i panjohur jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për komunitetin e arkeologëve dheprofesionistëve të tjerë të fushës së trashëgimisë kulturore. Njërast i tillë është edhe ai i Perlat Kullës, i cili punoi për një kohëtë konsiderueshme në Muzeun e Vlorës dhe realizoi gërmimearkeologjike e botoi raportime të ndryshme në shtypin lokal. Aktiviteti i tij në arkeologji është zhvilluar kryesisht në vitet1970-80.

Në literaturën arkeologjike, emrin e Perlatit e gjejmëpër herë të parë të përmendur në vitin 1968. Arkeologu i shquar Bep Jubani, i cili drejtonte gërmimet arkeologjike të tumave të Ҫinamakut në Kukës, në një nga botimet e tij për rezultatet e gërmimeve përmend edhe kontributin e Perlat Kullës, që në atëkohë kishte marrë pjesë në gërmime në cilësinë e studentit të Histori-Gjeografisë. Pra, që në vitet studentore ai kishte nisur rrugën e formimit si arkeolog, duke marrë pjesë në ekspedita, të cilat do ta ndihmonin për të krijuar eksperiencën e duhur profesionale për kërkimin në terren. Megjithatë, kontributi i Kullës në gërmimet e tumave të Çinamakut do të vijojë deri në  vitin 1973, tashmë si arsimtar i emëruar në këtë zonë.

Gjithashtu, si bashkëpuntor i jashtëm i Sektorit të Arkeologjisë (pjesë e Instituti të Historisë në atë kohë), ai do të marri pjesë nëgërmimet arkeologjike që nisën në Kalanë e Kaninës në vitin1971, dhe vijuan në disa fushata në vitet 1973 e deri të paktën nëvitet 1974-1975. Gërmimet në këtë qendër të rëndësishmeantiko-mesjetare zhvilloheshin nën drejtimin e arkeologut Damjan Komata. Kulla, për rezultatet e këtyre gërmimeve do të botojë edhe konsideratat e tij në shtypin e kohës, por këtëpërvojë të pasur në terren ai do ta shfrytëzojë për të vijuar në vitet e mëvonshme aktivitetin e tij me gërmime e kërkime arkeologjike në zonën e Vlorës, tashmë si specialist i Muzeut tëVlorës.

Kontributi i parë i tij do të jetë gërmimi arkeologjik qëdo të kryej pranë fshatit Zvërnec në vitin 1974, rezultatet e të cilit do ti botojë në periodikun “Buletini Arkeologjik” (periodiki Sektorit të Arkeologjisë, në Institutin e Historisë), si dhe me disa plotësime të dhënash në një raport të botuar në gazetën “Zëri i Vlorës” në vitin 1975. Gërmimi ishte i natyrës sëshpëtimit dhe kishte si synim dokumentimin e një rruge të periudhës Romake, e cila kishte dalë rastësisht gjatë punës përndërtimin e një rezervuari. Krahas zbulimit dhe dokumentimit tëtraktit rreth 12 m të gjatë dhe 4 m të gjerë të rrugës së shtruar me rasa guri, ai raporton gjetjen e materialeve parahistorike prejstralli, si dhe qeramikë që i përkiste dy shekujve të parë pas Krishtit.

Së bashku me arkeologun Vasil Bereti për herë të parëdo të nisin gërmimet arkeologjike në kodrën e Plakës në Treport,në vitin 1975. Në këto sondazhe të para të kryer në kodrën e Plakës, që ata e identifikonin me Aulonën antike, krahasmaterialit të pasur arkeologjik të datuar nga shek. IV p.Kr e derinë periudhën Romake, ata zbuluan murin fortifikues, disatjegulla antike me mbishkrime, një ndërtesë me tulla dhemateriale metalike, duke përfshirë edhe monedha. Përveç raportit të botuar në shtypin lokal nga dy bashkautorët e gërmimit, materiali i kësaj fushate nuk u botua asnjëherë i plotë. Siç dihet, gërmimet në qendrën arkeologjike të Treportit në vitete mëvonshme do të vijojnë nga arkeologu Vasil Bereti, ndërsaPerlat Kulla pati një aktivitet shumë të pasur kryesisht në vitin1978, ku ka vijuar të kryej sondazhe e gërmime në qendraarkeologjike të ndryshme, si dhe raportime të shumta nga gjetjerastësore. Në gazetën “Zëri i Vlorës” gjejmë një numër tëkonsiderueshëm raportesh arkeologjike në lidhje me gjetje tërastit në fshatrat e zonës së Orikumit.

Gjetjet vijnë kryesisht nga varreza antike nga fshatrat Tragjas dhe Dukat. Disa nga këtogjetje ruhen ende dhe janë të ekspozuara në Muzeun Historik të Vlorës. Ky aktivitet i tij zhvillohet në kuadër të kontributit që ai jep për pasurimin e hartës arkeologjike të rrethit, si dhe sigurishtpasurimin e koleksionit të objekteve arkeologjike të muzeut kuai punonte. Në këtë kuadër ai raporton një nekropol të zbuluarnë vendin e quajtur Vallto (Orikum), gjatë punimeve tëbonifikimit të kënetës, jo shumë larg qytetit antik të Orikumit. Punimet për ndërtimin e stacionit të pompave për qytezën kishinnxjerrë rastësisht një nekropol, me një numër të konsiderueshëmvarresh. Njëri ndër varret e ruajtur më mirë me muraturë tulle, u bë edhe objekt i një gërmimi arkeologjike shpëtimi nga ana e tij. Varri rezultoi të kishte inventar të pasur me terakota, enë baltedhe objekte metalike që i përkisnin shek. III-II p.Kr. Perlat Kullës i takon edhe njoftimi i parë për zbulimin e bazilikëspaleokristjane të Mesapliku në vitin 1978, si dhe ai është autori isondazhit të parë për dokumentimin e monumentit.

Në artikulline botuar në gazetë u ndal në përshkrimin paraprak të mureve, njëkapiteli dhe fragmenteve të ndryshme të qeramikës, por ai upërqendrua kryesisht në përshkrimin e hollësive të mozaikut tësapo zbuluar të dyshemesë. Gërmimi dhe dokumentimi i plotë ibazilikës u realizua së bashku me arkeologun Damjan Komata, icili realizoi edhe botimin e rezultateve të gërmimeve në revistën“Iliria”. Arkeologia Zhaneta Andrea, për raportimin që u bënkërkimeve arkeologjike në Shqipëri gjatë viteve 1973-83 nërevistën ndërkombëtare të raporteve arkologjike“Archaeological Reports”, Perlat Kullën e përmend sibashkautor të gërmimit arkeologjik.

Për më tepër Kulla do tëbotonte në vitin 1981 një përshkrim të detajuar të mozaikut. Aivijoi kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në Luginën e Lumit tëVlorës, ku kryen gërmime arkeologjike në shpellat parahistoriketë Velçës. Objekt i gërmimit të tij do të bëhet kati i dytë ishpellës që quhet “Kala” ose “Mbikala”, ku nga gërmimiarkeologjik u gjetën një numër i konsiderueshëm enësh tëfragmentuara të periudhës Mesjetare. Nëpërmjet këtyregërmimeve ai saktësoi se shpellat e Velçës janë përdorur sivendbanime apo vendstrehime në një diapazon të gjerë kohor, nga Parahistoria e deri në Mesjetë. Krahas raportimevearkeologjike në shtypin e kohës ai ka botuar edhe disa artikujmbi muzeologjinë.

Si punonjës i muzeut, në rolin e kuratorit dhemenaxherit do të ngrinte shqetësime dhe do të botonte disaartikuj ndërgjegjësues për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e rrjetittë muzeve në rrethin e Vlorës. Shqetësimi i tij lidhej me aktivitetin e muzeve, pasurimin e tyre me objekte autentike, meqëllim që të luajnë rolin e tyre si institucione që transmetojnëmesazhe të historisë dhe të së shkuarës, duke qenë edukuese përshoqërinë. Në këtë drejtim Kulla do të bëhej edhe inisjator iaksioneve konkrete. Së bashku me kolegë të tjerë, do tëorganizojë ekspedita në terren për mbledhjen e objekteveetnografike dhe dokumentacionit autentik, me qëllim ngritjendhe pasurimin e koleksioneve të muzeve të fshatrave.

Në vitin1985, pasi u gjet rastësisht një thesar me rreth 5,8 kg ar gjatëpunimeve mirëmbajtëse në pragun e hyrjes së godinës së Klubit Labëria, ai do të drejtojë vijimin e gërmimeve për verifikimin e kontekstit dhe vendgjetjes. Për shkak të integritetit të tijprofesional, ai u caktua edhe si një ndër anëtarët e komisionit tëvlerësimit të thesarit. Sipas informacioneve që kemi, në vitin 1983 ai ishte transferuar tashmë në Sektorin e Kulturës dhe Sportit. 

Ky transferim, si dhe problemet e tij shëndetësore do e bënin të pashmangshëm ndërprerjen e aktivitetit kërkimor nëarkeologji. Pas viteve 1990, ai vijoi të punonte në institucioneme karakter kulturor deri në daljen e tij në pension. Fatkeqësishtndërroi jetë në 21 Janar të vitit 2021, por për sa kohë punoi siarkeolog dhe specialist i Muzeut të Vlorës, ai dha kontributin e tij në evidentimin, gërmimin, dokumentimin dhe për fat të mirëbotimin e informacionit mbi vendgjetje dhe vendbanime të shumta antike e mesjetare në zonën e Vlorës.

Një numër ikonsiderueshëm objektesh të mbledhura prej tij, sot janë ende pjesë e fondeve të Muzeut Historik të qytetit të Vlorës. Raportet arkeologjike të botuara nga Kulla në shtypin e kohës janë mjaft të vlefshme nga pikëpamja shkencore, si punë të referueshme për çdo studim arkeologjik që do të zhvillohet në të ardhmen në territorin e Vlorës./Nga Kriledjan Çipa