Aktori serb që adhuron Putinin/ Kompania amerikane HBO përjashton aktorin serb nga seriali pas akuzave nga Ukraina

Producentët e serialit amerikan të vlerësuar me çmime “The White Lotus”, në sezonin e tretë të të cilit do të luante Milos Bikoviq, anuluan angazhimin e aktorit serb, pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetje të gjenocidit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Me atë rast, ministria ukrainase publikoi një video që tregon pjesë nga rolet filmike të Milloshit me deklaratat e tij për Rusinë dhe një kujtim të çmimeve që ai mori në Moskë dhe Beograd.

“Miloš Biković, aktori serb, i cili ka mbështetur Rusinë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, tani do të luajë në sezonin e tretë të serialit të HBO “White Lotus”. HBO, a është në rregull të punosh me një person që mbështet gjenocidin dhe shkel ligjin ndërkombëtar? – shkruante ministria ukrainasenë postimin e tyre në rrjetin X.

Rolin e tij do ta marrë një aktor tjetër, ka njoftuar një zëdhënës i HBO.

“Ne vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me Bikoviqin dhe roli do t’i caktohet një aktori tjetër”, ka deklaruar një zëdhënës i HBO, shkruan edicioni i REL në gjuhën serbe, transmeton Express.

Bikoviq i cili duhej të luante personazhin e një jogi rus në serial, komentoi në rrjetet sociale me këtë rast, duke theksuar se ai “nuk do t’i dorëzohet një narrative që kërcënon integritetin e tij” dhe se kjo është një goditje e “lirive artistike””.