Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik lajmin e daljes së këngës zyrtare që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionati Europian “Gjermani 2024”.
Kënga e titulluar “Albania” do të këndohet nga Capital T dhe do të bëhet bëhet publike në 30 maj.
Postimi:
FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.
Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.
Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

